Kloppi veshi brekët e Ronaldos për finalen e Ligës së Kampionëve

Kloppi veshi brekët e Ronaldos për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte veshur brekët e markës së Cristiano Ronaldo për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në vitin 2018.

Reds u mundën 3-1 nga Reali në Kiev, me një dopietë të paharrueshme nga Gareth Bale që ndihmoi për të siguruar fitoren për skuadrën spanjolle.

Ishte finalja e parë e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2007 dhe Klopp zgjodhi një mënyrë unike për të lehtësuar skuadrën e tij nga çdo tension përpara ndeshjes.

Duke folur për The Athletic në vitin 2019, ish-mesfushori i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum, zbuloi se trajneri gjerman kishte veshur të brendshmet e markës së Ronaldos për finalen për ta zbavitur skuadrën e tij.

“Ne e pamë se ai kishte veshur brekët e Cristiano Ronaldos”, tha Wijnaldum.

“Ai e bëri takimin me këmishën e tij të futur brenda brekëve të tij ‘CR7’. E gjithë dhoma e zhveshjes ishte në dysheme duke qeshur”.

“Kjo me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata të gjithë janë seriozë dhe të koncentruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka”.

“Ai ka bërë qindra shaka të tilla. Nëse e shihni se trajneri juaj është vërtet i sigurt dhe i qetë, kjo do të ketë një efekt te lojtarët”.

“Ai është një figurë baba në ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai largon presionin nga lojtarët”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme