Pacolli bëhet pishman, nuk i ndërton fabrikat në Drenas (Dokument)

Fushatën zgjedhore në Drenas, me gjasë Behgjet Pacolli më shumë e ka parë si mundësi të mirë për reklamimin e kompanisë “Mabetex” se sa që e ka pasur me gjithë mend hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët e asaj ane, siç kishte premtuar kreu i AKR’së.

Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli njëherit edhe pronar i kompanisë Mabetex kishte premtuar hapjen e dy fabrikave në Fshatin Krajkovë të Drenasit. I kontaktuar nga portali Sakte.net kryetari i degës së AKR-së në këtë qytet Elmi Thaci ka thënë se tash kompania ka zhvendosur projektin për ndërtimin e dy fabrikave nga fshati Krajkovë në fshatin Komoran. Si arsye për këtë ndryshim ka paraqitur tensionin e lartë të energjisë elektrine, e cila  sipas tij e pamundëson ndërtimin e fabrikës së premtuar.

Por krejt ndryshe nga Elmi Thaci deklarohet Betim Berisha, Drejtor i Drejtoratit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Drenasit. Ai thotë se kompania në fjalë ka sjellë një kërkesë tepër formale (një letër dhe një letërnjoftim fotokopje) me datën 23 Nëntor 2016 për hapjen e dy fabrikave.
“Ne si drejtori pastaj kemi dërguar një letëraplikacion me datën 05 Dhjetor 2016 me nr.08/351-66847 që ka të bëjë me kushtet ndërtimore i kemi thirrur në telefon kompanin në fjalë që të sjellë dokumentacionin shtesë që të pajiset me leje ndërtimore, por ata nuk na janë përgjigjur.
Berisha thotë se më vonë me datën 04 Janar 2017 përmes një shkrese tjetër kompania ka bërë të ditur komunën se tërheq komplet investimin nga ajo zone./ Sakte.net /

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme