Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, të premten, pritet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
Pritja e Mustafës për Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s është paraparë për në orën 13:00, në kabinetin e tij, ndërsa një orë pas, në 14:00, kryeministri kosovar dhe Stoltenberg do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Ndryshe, gjatë kësaj vizite Jens Stoltenberg do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. /GazetaExpress/