Zëvendës kryeministrja Gërkovska përkrah propozimet anti/korrupsion të Alternativës

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi u takua sot me Sllavica Grkovska – zëvendëskryeministre e Qeverisë së RMV-së, e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë.
Në këtë takim Gashi dhe Gërkovsk kanë biseduar për propozimin e fundit të Alternativës për propozim-amendamentin kushtetues që lëndët e dyshuara për korrupsion të mos mund të vjetrohen.

“Si një politikane që angazhohet për një shtet pa korrupsion, ajo e përshëndeti iniciativën tonë, ndërsa bashkërisht u dakorduam që shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë përkushtimi ynë më serioz në agjendën tonë euro-integruese.

Unë e falënderova për diskutimin konstruktiv dhe të frytshëm, me shpresë se ky propozim do të gjejë edhe mbështetje të duhur politike”, njoftoi Gashi pas takimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme