Erdoğan: Korridori i drithërave është rihapur ashtu si më parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas bisedimeve me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se marrëveshja e drithërave në Detin e Zi do të rifillojë nga mesdita e sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas bisedës sonë telefonike me Putinin dje, nga mesdita e sotme dërgesat e drithërave do të vazhdojnë ashtu si më parë”, tha presidenti Erdoğan në takimin në parlament të grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdoğan njoftoi se sot më vonë do të realizojë një bisedë telefonike edhe me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Të shtunën, Rusia njoftoi se për shkak të sulmeve ukrainase ndaj anijeve të flotës së saj në Detin e Zi do të pezullojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të drithërave, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme