Kryetari i VMRO-DPMNE-së derisa komentoi çështjen heqjes e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zëvendësimin e saj me “gjuha shqipe”, deklaroi se është një hap i gabuar dhe paraqet rrënim të karakterit unitar të Maqedonisë, shkruan Alsat.
“Më e tmerrshme ishte ajo që e thanë si sqarim, përfaqësuesit dhe liderët e partive shqiptare a ajo është formimi i parlamentit dy-dhomësh që nënkuptonte de fakto dhe de jure federalizim, dhe mendoj se ky është një hap shumë shumë i gabuar, gjegjësisht rrënim i karakterit unitar të Maqedonisë, sepse mendoj se as Evropës e as Botës nuk i nevojitet dhe një Bosnjë tjetër në Ballkan, edhe një shtet jo-funksional. Në jemi kundër dhe kemi thënë se kjo është vija e kuqe të cilën jemi në gatshëm që ta mbrojmë me të gjitha mjetet dhe mekanizmat që kemi në dispozicion si parti politike”, deklaroi Mickoski./Alsat.mk