Kuvendi sot duhet të vazhdojë me seancën e 79-të, të 88-të dhe të 82-të. Deputetët gjatë seancës së 79-të dje debatuan për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar. Votimi për këtë pikë do të caktohet më vonë.
Në rendin e ditës të kësaj seance janë disa projekt-zgjidhje ligjore, duke përfshirë projektligjin për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligjin për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin e konformitetit, si dhe draft llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2021.