Scholz: Duhet të përshpejtohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE.

Kështu deklaroi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në samitin e Procesit të Berlinit, teksa foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit

Scholz u shpreh se nevoja për të lënë pas konfliktet e së shkuarës është kyç për stabilitetin dhe për ruajtjen e vlerave të Bashkimit Evropian.- Advertisement –

“Zonja dhe zotërinj jemi mbledhur këtu sot për të nënshkruar këto marrëveshje në formë urgjente, nxitur nga lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe jemi mbledhur këtu për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Evropian. Është koha që t’u japim fund luftërave dhe konflikteve që kanë vijuar ndër vite të cilat pengojnë gjithashtu edhe në rrugën e drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, pra le ta bëjmë. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, mund të mbështeten te Gjermania dhe ata mund të mbështeten në procesin e Berlinit që të vijojmë mbështetjen ndaj tyre. Vetëm bashkë, do punojmë për Bashkimin evropian. Vetëm së bashku, mund t’i mbrojmë vlerat e Bashkimit Evropian dhe shtetin e së drejtës. Dhe vetëm bashkë ne mund ti bëjmë ballë risqeve që mund të përballet kontinenti ynë dhe i gjithë globi”, tha Scholz.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme