Sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat M, të ftuar ishin Arjanit Hoxha zv/kryetar i Lëvizes Besa, Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së dhe Mile Levkov, deputet i VRMO-DPMNE-së. Moderatorja Fatlume Dervishi temë diskutimi kishte përzgjedhur temën për takimet e liderëve politik. Njëra targeton liderët shqiptarë duke marë për shkas deklaratën e bërbashkët të nënshruar në vitin 2016. Nërsa takimi tjetër i thirrur nga kryeministri Kovaçevski për eurointegrimet.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se blloku maqedonas ka shprehur gadishmëri për dryshimin e 20%-shit. Këtë gjë siç tha ai e mirëpret BDI.
“Kemi dëgjuar nga blloku maqedonas, se nuk përbën problem të korigjohet formulimi matematikor prej 20%, e që në fakt është zgjidhje kompromisi me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Dhe se sigurisht që mirëpresim qëndrimet të tilla, nga dy partitë kryesore”, tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Ai theksoi rëndësinë e temave që kanë të bëjnë me rrugën e eurointegrimeve, duhet të ulen të gjitha partitë politike pa dallim orientimeve të tyre./Alsat.mk