I pyetur në lidhje me takimin e Kovaçevskit i cili ka ftuar liderët politik që të bisedojnë për rrugën eurointegruese të Maqedonisë, si dhe ndryshimet kushtetuese, deputeti i VMRO-së, Mile Levkov tha se kemi probleme më të rëndësishme si ato ekonimike, por nëse vjen puna tek ndryshimet kushtetuese VMRO-ja, e ka qëndrimin e saj.
“Do të konsultohemi, por ne jemi që të flasim për problemet ekonomike, por nëse duhet të flasim për këto ndryshime kushtetuese, ne do të vijmë në atë takim për t’i shprehur qëndrimet tona, se në këto rrethana nuk mundë të flasim për ndryshime kushtetuese”, tha Mile Levkov./Alsat.mk