Biznesmeni ndan 10 mijë euro për familjen e të moshuarës që u rrah në Pejë

Biznesmeni Shaqir Palushi, respektivisht Fondacioni që ai drejton, Golden Eagle ka ndarë 10 mijë euro për familjen e të moshuarës që u rrah në Pejë.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh vet Palushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Të prekur nga pamjet e dhunimit të nënës së dëshmorit Taulant Nura dhe pas deklarimit të djalit tjetër të familjes Nura që do të kthehet të jetoj me nënën e tyre në Kosovë, fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë euro për këtë familje”, shkroi ndër të tjerash ai.

Ndryshe, tashmë janë arrestuar tre infermiere për rrahjen e të moshuares.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme