Olaf Scholz, 23 orë fluturim për t’u takuar dy orë me diktatorin kinez

BILD

Shumë e këshilluan që të mos e bënte këtë udhëtim… por kancelari gjerman u ul në kohë: të premten në mëngjes, pak pas orës 9:30, Olaf Scholz mbërriti në aeroportin e kryeqytetit kinez, në Pekin.

Pas testit të koronës në bord, të kryer nga një mjek gjerman, Scholz zbriti shkallët e Airbus 340-540 (Konrad Adenauer), u prit me roje nderi dhe me shërbyes të buzëqeshur të komisionit të pritjes.

 Kinë, ja ku erdha! Një vizitë inauguruese te lideri i sapokurorëzuar për gjithë jetën, Xi Jinping!

Pothuajse 70 persona ishin në bordin e avionit qeveritar të Scholz: kancelari dhe ekuipazhi i tij, një sekretar parlamentar shtetëror nga Të Gjelbrit i Ministrisë së Çështjeve Ekonomike, 11 drejtorë ekzekutivë të kompanive më të rëndësishme gjermane (duke përfshirë Bayer, BASF, Volkswagen, Siemens, Merck, Adidas, BMW dhe Biontech) dhe Stefan Hipp nga gjiganti i ushqimeve për fëmijë. Plus 23 gazetarë.

Programi i udhëtimit të çmendur të kancelarit: i ethshëm për vdekje! Fluturim 23 orë për një takim vetëm 2 orë me presidentin Xi Jinping (një vakt në sallën e artë në katin e tretë të Sallës së Madhe të Popullit) dhe një takim një orë me kryeministrin Li Keqiang- duke përfshirë nderimet ushtarake.

Ky është plani. Në fund takimi me Li u kthye në një ‘takim shtypi’- por jo siç jemi mësuar në demokraci, sepse nuk lejohen pyetjet. Na luten që t’i kuptojmë…

Për 23 gazetarët që fluturuan me të, kjo do të thotë se atyre iu vunë maskën në gojë.

Më pas pati një orë takim me sipërmarrësit dhe komunitetin gjerman.

Kaq ishte.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme