Drejt Anglisë: Zbulohet se si bandat i rekrutojnë emigrantët shqiptarë para nisjes nga Franca

BBC ka marrë dëshmi se si bandat shqiptare të drogës po i përdorin kampet e emigrantëve në veri të Francës si një terren rekrutimi, duke iu ofruar pagimin e kalimit, atyre që janë përgatitur për të punuar në industrinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar kur të mbërrijnë, shkruan Lucy Williamson e BBC News.

Shqiptarët përbëjnë pothuajse një të tretën e 39,000 personave që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 Zyrtarët e lartë të policisë dhe emigracionit në të dy anët e Kanalit janë të shqetësuar nga rritja e rolit të ndërmjetësve shqiptarë në lehtësimin e kalimeve.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe se po i përndjek bashkëqytetarët e tij, për të justifikuar “politikat e veta të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

BBC ka parë sesi qytetet pranë kryeqytetit shqiptar, Tiranës kanë mbetur thuajse bosh dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshen drejt bregdetit francez.

Në qytetin francez të Dunkirkut këtë verë, dëshmitarët okularë thonë se shqiptarët pushtuan një pjesë të kampit kryesor të emigrantëve atje.

Dhe hotelet e vegjël përreth stacionit – si Hotel Bretagne dhe Le Lion d’Or – kanë krijuar tashmë vende për emigrantët shqiptarë: dyert e tyre gjithmonë të mbyllura, asnjë personel në dukje, një numër telefoni 24-orësh i fiksuar në xham.

Këto janë disa nga vendet ku ndërmjetësit shqiptarë presin për klientët – duke vepruar si një lidhje e rëndësishme me kalimet e vogla të varkave të dominuara nga rrjetet irakano-kurde.

“Në Francë ka njerëz që të presin,” më tha një shqiptar, pasi arriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël këtë verë. “Të gjithë në botë e dinë se ku të shkojnë, nëse doni të shkoni në Angli”.

Nga rruga jashtë stacionit të Dunkirk, ne dallojmë Kevin në dritaren e dhomës së tij të katit të dytë në Le Lion d’Or, teksa pi një cigare. Një ardhje e re nga Shqipëria, 20 vjeç, plot nerv  për udhëtimin në vazhdim.

Pas vetëm disa ditësh këtu, ai tashmë ka gjetur dikë që të organizojë kalimin e tij dhe pret ta thërrasin për t’u nisur.

“Moti nuk është i mirë,” thotë ai. “Duhet të presim ndoshta edhe dy ditë të tjera”.

Për shtetasit shqiptarë si Kevi, arritja në Francën veriore është e lehtë; ata kanë të drejtë të hyjnë në BE si turistë deri në tre muaj pa vizë.

Shumica mbërrijnë me autobus ose makinë, të nxitur nga reklamat në mediat sociale që premtojnë ndihmë nga ndërmjetësit në terren në Bruksel, Paris, Calais ose Dunkirk.

Duke u paraqitur si emigrantë shqiptar, ne kontaktuam dy kontrabandistë që reklamonin për klientë në platformën e shpëndarjes së videove TikTok.

Të dy u përgjigjën brenda gjysmë ore, me opsione për të paguar në Francë ose në Angli, dhe udhëzime për të shkuar në Belgjikë ose Francë, ku një ndërmjetës do të bënte kontaktin. Mesazhi i të dyve ishte: “Është e lehtë”.

“Të afrohen ndërmjetësit dhe ti shkon me ofertën më të lirë”, më tha Eraldo Harkicaj, një gazetar shqiptar.

Ai tha se shumica e ndërmjetësve shqiptarë qëndrojnë larg kampit kryesor të emigrantëve në Dunkirk, ku kontrollin e kanë rrjetet kurde dhe të tjera.

“Kur ishim brenda kampit, kuptuam se shqiptarët nuk kishin asnjë pushtet të vërtetë. Gjithçka drejtohej nga kurdët,” më tha Eraldo. “I gjithë organizimi në kamp dhe transportimi i njerëzve drejt Anglisë është bërë nga kurdët”.

Një zyrtar i lartë francez, i fokusuar në këtë fushë, konfirmoi se shqiptarët aktualisht po luajnë rolin e ndërmjetësve, duke lidhur emigrantët shqiptarë me bandat e kontrabandës kurdo-irakiane.

Duke folur pa u regjistruar, ai tha se rrjetet kurdo-irakiane drejtojnë aktualisht 80% të operacioneve me varka të vogla, por se autoritetet franceze janë të shqetësuara për mundësinë që shtetasit shqiptarë të krijojnë operacionet e tyre të pavarura, me rrezikun e konfliktit të dhunshëm midis grupeve.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, pothuajse të gjithë të rinj që udhëtojnë vetëm.

Në Shqipëri, disa zona rreth kryeqytetit, Tiranës, po thahen nga njerëzit.

Laknasi shtrihet në vijën e fluturimit nga Shqipëria në Francë. Nga avionët e pasagjerëve zmadhohet qyteti i qetë dhe i zbrazët: mbi xhaminë e tij të vogël të përshtatur nga blloqe gjysmë të ndërtuara dhe shtëpi të mbyllura; mbi kafenenë e saj të shkretë.

Shitësit mblidhen në rrugën e qetë për t’u ankuar se biznesi i tyre është i paqëndrueshëm.

Një tufë lopësh sillen për bar.

“Janë gjithçka që më kanë mbetur,” thotë pronari i tyre. Fëmijët e mi kanë shkuar në Angli”.

Banorët këtu thonë se 70% e popullsisë vendase tashmë është larguar për në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe largimet nuk kanë të ndalur./ar.sh/SYRI.NETnjerëzit prej varfërisë dhe korrupsionit

Image

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme