Shoqata “Klubi Maqedonas për Tolerancë Etnike”, e cila u ndalua nga autoritetet gjyqësore bullgare, ka paraqitur ankesë kundër Bullgarisë në Komisionin Evropian (KE), për shkelje të së drejtës së bashkimit. Shoqata pret raport pozitiv nga Komisioni për rastin e tyre, pas së cilës Sofja zyrtare, siç thonë ata, do të ishte e detyruar të paguajë gjoba të rënda. Kjo shoqatë, e cila qëndron pas hapjes së klubit “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad, më herët ka marrë aktvendim kundër Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut, por tani kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në institucionet evropiane në Bruksel, shkruan Alsat.
“Komisioni Evropian mund të vendosë gjoba, të cilat duhet të paguhen nga shteti anëtar, por në të njëjtën kohë të ngrejë një padi të re në Gjykatën Evropiane, ku vetë gjykata mund të vendosë gjoba edhe më të mëdha në një aktgjykim, të cilat paraqesin një barrë financiare dhe faktikisht duke e detyruar Bullgarinë në këtë situatë të veprojë në përputhje me raportin e Komisionit Evropian”, deklaroi Blagoja Pandovski – avokat./Alsat.mk