Pronari i Milanit hap thesin, pritet transferi i dyfishtë për 60 milionë euro

Cardinale hap thesin: Milan gati t’i transferojë dy yje për 60 milionë euro.

Milan ka arritur misionin e parë të sezonit, që ka qenë kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Champions Leagu, kompeticioni më i madh europian për klube, gjë që nuk ndodhte që nga 2014-ta.

Kuqezinjtë vazhdojnë ecurinë e madhe të rritjes dhe presin të njihen me kundërshtarin e fazës me eliminim direkt pa asnjë frikë. Skuadra e Pioli-t konfirmon se ka cilësi të rëndësishme edhe në aspektin e karakterit.

Hapi fals me Torino-n mund të kishte peshuar shumë në aspektin psikologjik, por kuqezinjtë kanë pasur mentalitetin e duhur në ndeshjen kundër Salzburg-ut, duke marrë një fitore të bukur dhe të rëndësishme.

Tani, kuqezinjtë duhet të përgatiten për tri ndeshje në kampionat kundër Spezia-s, Cremonese-s dhe Fiorentina-s, për të provuar të mbajnë hapin e Napoli-t kryesues.

Më pas do të mendohet për merkaton. Në qendër të saj, natyrisht, është e ardhmja e Leao-s, të cilin Maldini do të kërkojë ta blindojë. Megjithatë, interesimi i klubeve të mëdha dhe kërkesat e lojtarit bëjnë qqë drejtuesit të duhet të mendojnë për një plan B.

Calciomercato.it ka folur muajin e kaluar për interesimin e Milan-it për Noah Okafor, paralelisht me Inter-in. Kështu që mund të ketë një derbi të mundshëm në merkato për sulmuesin zviceran të Salzburg-ut, i cili nuk ka shënuar në San Siro, por ka konfirmuar cilësitë dhe rrezikshmërinë e tij.

Sipas së përditshmes Tuttosport, 22-vjeçari duket se shihet nga Milan-i, për shkak të karakteristikave teknike, si një zëvendësues ideal për Rafael Leao-n.

Dhe nuk mbaron me kaq, sepse mes radhëve të Salzburg-ut që pavarësisht humbjes së pësuar ka treguar një potencial të mirë, Milan-i duke se ka vënë në shënjestër edhe kroatin Luka Sucic.

Një 20-vjeçar që mund të mbulojë disa role në mesfushë, nga ai i organizatorit te mesfushori i krahut dhe fantazisti. Massara dhe Maldini po planifikojnë goditjen e dyfishtë.

Ky operacion i dyfishtë do t’i kushtojë Rosonerëve më së paku 60 milionë euro, shifër të cilën Cardinale është i gatshëm ta paguaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme