Hidhet sot shorti në tre garat evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës

Sot hidhet shorti në tre garat evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do të hedh shortin sot për tre garat evropiane të klubeve.

Skuadrat që kanë mbetur në garë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të fazës së eliminimit direkt.

Me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, ku ekipet si Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real Madrid e Tottenham që janë fituesit e grupeve do të mësojnë emrat e kundërshtarëve nga pozita e dytë ku kanë mbetur skuadrat si Club Brugge, Dortmund, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, Milan dhe Paris Saint Germain.

Ndërkohë nga ora 13:00 do të hidhet shorti për garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.

Tetë skuadrat e rëna nga Liga e Kampionëve do të përballen me tetë të tjerat që kanë përfunduar të dytat në grupet e Ligës së Evropës.

Manchester United, Roma, Midtjylland, Monaco, Nantes, PSV, Rennes dhe Union Berlin do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që kanë rënë nga Liga e Kampionëve si Ajax, Barcelona, Juventus, Leverkusen, Salzburg, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Sporting CP.

E me fillim nga ora 14:00 do të hidhet shorti edhe për garën e tretë evropiane të klubeve, Ligën e Konferencës.

Formati edhe këtu është i njëjtë si në Ligën e Evropës, ku tetë vendet e dyta në grup do të përballen me vendet e treta të Ligës së Evropës.

Anderlecht, Basel, Cluj, Dnipro, Fiorentina, Gent, Lech Poznan dhe Partizan do të mësojnë emrat e kundërshtarëve si AEK Larnaca, Bodo/Glimt, Braga, Lazio, Ludogorets, Qarabag, Sheriff Tiraspol dhe Trabzonspor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme