Enrique mund ta merr drejtimin e gjigantit italian

Enrique mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian ka nisur bisedimet me spanjollin.

Luis Enrique mund të rikthehet sërish si trajner skuadre dhe sërish në Serie A.

Sipas “El Chiringuito”, trajneri spanjoll mund të marrë drejtimin e Juventusit që prej sezonit të ardhshëm, transmeton Gazet Express.

Mediumi spanjoll gjithashtu bëri të ditur se klubi nga Torino ka nisur tashmë bisedimet me Enriquen.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është e gatshme për t’i ofruar pagë vjetore prej 10 milionë eurosh ish-trajnerit të Romës e Barcelonës.

Kësisoj, 52-vjeçari do të zëvendësonte Massimiliano Allegrin, i cili nuk po bind krerët e Juventusit me rezultatet e tij këtë sezon.

Enrique është përzgjedhës i Kombëtares së Spanjës. Kontrata e tij me spanjollët skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

Kështu, Kupa e Botës “Katar 2022” mund të jetë turneu i fundit për Luis Enrique në krye të Spanjës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme