Kryesia e Interit nervozohet në Lautaron, kjo është arsyeja

Lautaro nervozon kryesinë e Interit me daljen në klub të natës, menjëherë pas humbjes nga Juventusi.

Lautaro Martinez festoi ditëlindjen e të dashurës së tij Agustina Gandolfo në një klub nate në Milano pas humbjes së Interit ndaj Juventusit, duke zemëruar klubin.

Sulmuesi argjentinas luajti plot 90 minuta në humbjen në “Derby d’Italia” në fundjavë, duke mos arritur të bëjë diferencën ndaj bardhezinjve.

Lojtari 25-vjeçar është dukur paksa i paqëndrueshëm këtë sezon dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në 19 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Lautaro festoi ditëlindjen e Gandolfos në një klub nate të njohur në zonën Parco Sempione të Milanos, duke dokumentuar ngjarjen me foto dhe video të postuara në rrjetet sociale.

Interi u acarua menjëherë me situatën dhe përgatit menjëherë për një gjobë. Klubi mendon se veprimet e 25-vjeçarit ishin mosrespektuese dhe zhgënjyese për bashkëlojtarët e tij.

Lautaro foli dje me drejtuesit e Interit në terrenin stërvitor në Appiano dhe sqaroi situatën, duke i lejuar të gjithë të fokusohen në ndeshjen e sotme kundër Bolognas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme