Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë filluar provat e shfaqjes “Molly” me koncept dhe regji të regjisores Sibel Abdiu.
Në këtë shfaqje kastë e aktorëve do të janë Verona Koxha, Bujar Ahmeti dhe Afrim Muçaj.
Premiera e shfaqjes planifikohet të jepet në Amfiteatrin e TKK-së në Prishtinë me datë 3 dhjetor – në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara meqenëse kjo shfaqje ju dedikohet atyre, këtë e ka bërë të ditur TKK përmes një statusi në FB.