Mourinho e sheh si opsion Ronaldon

Ronaldo opsion për Jose Mourinhon.

Me Cristiano Ronaldon dhe intervistën e tij që e bëri kundër Manchester United, raportet e fundit thonë se është ringjallë ideja e bashkimit të tij me Jose Mourinhon të Roma

Legjenda ka folur i lirë për klubin e tij në një intervistë me Piers Morgan teksa ka kritikuar hierarkinë e klubit, trajnerin dhe shokët e skuadrës së tij ku ka insistuar se ai ndihet “i tradhtuar” dhe nuk “ka respekt” për menaxherin e skuadrës Erik ten Hag.

Manchester United ka lansuar një deklaratë këtë mbrëmje që sugjeron se CR7 e ka luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e tyre.

“Manchester United thekson se duke marrë parasysh intervistën e Cristiano Ronaldos, klubi do të konsideron marrjen e një përgjegjësia pasi të mblidhen të gjithë faktet”.

“Fokusi i jonë mbetet në përgatitjen e pjesës së dytë të sezonit dhe vazhdimi i momentumit të skuadrës, besimin në bashkimin e të gjithë lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”.

Ka pak klube që mund ta përballojnë pagën e lartë të Ronaldos, edhe nëse ai lirohet si lojtar pa kontratë në afatin kalimtar të janarit.

Një rikthim në Juventus është i pamundshëm, derisa Paris Saint-Germain mund të përpiqet që të krijojë ekipin e ëndrrave me Lionel Messi.

Opsioni më i mundshëm është largimi për në Amerikë dhe MLS, por një tjetër alternative interesante është shfaqur në media.

Sipas La Repubblica dhe Betfair, Roma janë duke thënë mendime serioze rreth mundësisë së kthimit të Ronaldos në Serie A dhe ribashkimin e tij me ish trajnerin e Real Madridit, Mourinho.

Kjo gjë është thënë edhe gjatë verës, por ideja ka dështuar për shkak se skuadra nuk ishte e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Tani me situatën e krijuar në Manchester dhe çarjet e krijuara që është vështirë të riparohen, Roma mund të kthehet përsëri në kornizë, sidomos për shkak të formës tepër të dobët që ka treguar deri me tani Tammy Abraham.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme