Me lot në sy u largua Pioli pasi mori një mesazh pikëllues pas ndeshjes ndaj Fiorentinas

Pioli u largua me lot në sy nga San Siro pasi mori një mesazh pikëllues pas ndeshjes ndaj Fiorentinas.

Milani triumfoi ndaj Fiorentinas (2-1) në një ndeshje entuziazmuese, ndërsa veç përfundimit dramatik, vëmendje të madhe mori edhe trajneri Stefano Pioli, i cili u largua nga San Siro me lot në sy.

Strategu i Rossonerëve nuk u paraqit në konferencën për shtyp, ndërsa në vend të tij foli Paolo Maldini duke shpjeguar se ai u desh të largohej për arsye familjare.

Në fillim nuk ishte e qartë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa tashmë mediat italiane kanë zbuluar se pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Pioli lexoi një mesazh të hidhur në telefonin e tij për vdekjen e kunatit (vëllait të gruas), i cili ka ndërruar jetë papritur nga sulmi në zemër në moshën 63 vjeçare.

Ky njoftim e duket e se e ka prekur shumë trajnerin, ndërsa krahas Rossonerëve, ngushëllime i ka shprehur edhe klubi rival, Inter, të cilin e ka drejtuar në sezonin 2016/2017. Pioli ka marrë ngushëllime edhe nga shumë klube të tjera italiane.

Ndryshe, Milani është në vend të dytë në tabelë me tetë pikë më pak se lideri Napoli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme