Xhaka për herë të dytë radhazi ‘Lojtar i Muajit” te Arsenali

Tifozët e Arsenalit ia njohin meritat: Granit Xhaka për herë të dytë radhazi ‘Lojtar i Muajit” te ‘Topçinjtë’.

Për të dytin muaj radhazi, Granit Xhaka është votuar nga tifozët e Arsenalit si “Lojtari i Muajit”, kësaj radhe për muajin tetor.

Mesfushori shqiptar kishte një seri lojërash të spikatura, të cilat i knaqën edhe tifozët e ‘Topçinjve’ në mbarë botën, pasi ai mori 42 për qind të votave nga ta për tu shpallur më i miri.

Thomas Partey – fituesi i çmimit “Goli i muajit” te Arsenali për goditjen e tij mahnitëse kundër Tottenham – doli i dyti me 35 për qind, ndërsa Bukayo Saka ishte i treti me 13 për qind.

“Graniti ishte një lojtar yll gjatë gjithë tetorit plot tension, duke luajtur në të nëntë ndeshjet tona dhe duke shënuar tre herë gjatë rrugës, duke përfshirë golin përfundimtar në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenhamit, si dhe duke shënuar në ndeshjet kundër PSV Eindhoven dhe Southampton”, shkruhet në ueb faqen e Arsenalit.

Ai krijoi 12 raste për shokët e tij dhe bëri 350 pasime të suksesshme, por asnjëherë nuk iu shmang punës së tij mbrojtëse duke fituar 17 duele.

Xhaka do të jetë në Katar 2022 me Zvicrën, ku është edhe kapiten i këtij ekipi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme