Sulmi kibernetik në faqen e internetit të PE-së, grupi pro-Kremlinit merr përgjegjësinë! Metsola: Ndodhi pasi shpallëm Rusinë si sponsor të terrorizmit

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, tha presidentja e këtij institucionit.


“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona”, tha në një postim në Twitter Roberta Metsola.

“Kjo, pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: #SlavaUkraini”, shtoi ajo.

Pasditen e kësaj të mërkure, faqja zyrtare e Parlamentit Evropian u bë përkohësisht e padisponueshme pasi u hakerua, vetëm disa orë pasi eurodeputetët miratuan një rezolutë që e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë,” tha presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

“Ekspertët tanë të IT-së…po mbrojnë sistemet tona. Kjo pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit.”

“Përgjigja ime: #SlavaUkraini,” shtoi Metsola, duke iu referuar sloganit që do të thotë “Lavdi Ukrainës!”

Zëdhënësi kryesor i Parlamentit Evropian tha se ndërprerja ishte për shkak të “niveleve të larta të trafikut të rrjetit të jashtëm”, ​​pa përmendur ndonjë autor të mundshëm.

“Ky trafik është i lidhur me një evente të sulmit DDOS (Distributed Denial of Service)”, shtoi Duch.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën, eurodeputetët denoncuan Rusinë për aktet “brutale dhe çnjerëzore” të shkaktuara ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj që nga fillimi i pushtimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme