Në mishin e pulës gjithnjë e më shpesh shfaqen këta SHIRITA TË BARDHË! Ja si t’i identifikoni dhe çfarë do të thonë ata!

A keni vërejtur shirita të bardhë të cilët gjithnjë e më shpesh shfaqen në mishin e pulës?

Gjithnjë e më shumë ekspertë tërheqin vërejtjen në këtë dukuri, e cila pikërisht është çrregullimi i tonusit të muskujve të mishit të pulës, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, rezultatet e një studimi të botuar në revistën shkencore italiane “Journal of Animal Science” në mishin modern të pulës yndyra e shtuar është për 224 për qind, derisa pjesëmarrja e proteinave dukshëm më e vogël.

Gjithë këtë e kanë mësuar në bazë shiritave të bardhë gjithnjë e më të shpeshtë në mishin e pulës.

Sipas studiuesve amerikanë, me kalimin e viteve, ky fenomen është përhapur edhe më shumë, falë rritjes së konsumit të mishit të pulës, çka i ka nxitur fermerët të rrisin pula më të majme në më pak kohë.

Sipas Këshillit Kombëtar amerikan të Pulës, një zog mesatar që shitej në vitin 1950 ishte rreth 1.5 kg dhe 70 ditësh. Në vitin 2015, pesha mesatare është dyfishuar dhe ka shkuar mbi 3 kg, por mosha mesatare ka rënë në 47 ditësh.

A. vijëzim normal/ B. vijëzim i moderuar/ C. vijëzim jashtë normave

Megjithatë, një zëdhënës i National Chicken Council ka thënë për Buzzfeed që vija e bardhë ndikon vetëm një “përqindje të vogël të mishit të pulës” dhe “nuk sjell asnjë shqetësim për shëndetin e njerëzve dhe sigurinë e ushqimit”.

Jaclyn London, dietolog, drejtor i departamentit të Dietologjisë në Good Housekeeping Institute, thotë që mishi i pulës është ende një zgjedhje e shëndetshme.

”Pula, po të mos jetë kotëletë apo e skuqur në vaj, është një burim i mirë proteinash pa yndyrë dhe gjithashtu është e pasur në vitamina B, hekur dhe vitamina B12,” thotë ajo.

“Kërkoni për pula të rritura natyralisht, gatuajeni siç duhet mishin e tyre, mbajini në temperaturat e duhura në frigorifer ose ngrirje dhe kujdes nga infektimi gjatë gatimit.”

Mirë, ky është relativisht një lajm i mirë.

/Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme