Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kjo është konfirmuar nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se Abdixhiku ka pasë disa angazhime të tjera.
“Nuk ka ardhur ka pas disa angazhime tjera”, ka theksuar Gashi për Klan Kosova.
Ndërkohë, për mospjesëmarrjen e Haradinajt, zëdhënësi për media në AAK, Lulzim Blaka, ka thënë se i njëjti gjithashtu nuk ka marrë pjesë për arsye të njëjtë.
Në këtë takim është parë i pranishëm lideri i partisë tjetër opozitare, së PDK-së Memli Krasniqi.