Vijojnë hakerimet? Deklarata e fortë e Karamuços: Komunikimet e 504 mijë shqiptarëve në WhatsApp, po shiten në tregun e zi

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me privatësinë e përdoruesve të aplikacionit WhatsApp.


Karamuço shkruan se 504 mijë shqiptarëve përdorues të WhatsApp-it, po iu shiten komunikimet në tregun e zi.  Po ashtu eksperti i sigurisë thekson se ky është një dëm katastrofik i privatësisë.

Postimi i Karamuços:

504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privatësisë….

Kujtojmë që muajt e fundit është përballur me sulme kibernetike nga hakerat iranianë, të cilët ka në publikuar me dhjetra dokumente sekrete të vendit tonë. Për këtë arsye, qeveria dëboi nga vendi ynë, ambasadën e Iranit dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me vendin aziatik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme