Ragmi Mustafi sfidon shtetin serb, valëvit flamurin kuq e zi në Preshevë: Përgjithmonë do të valojë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka bërë të ditur se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.

Ai tha se këtë e bëri në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.

Mustafi bërë të ditur se Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptar.

“Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime. Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme