Pepe sulmon arbitrin: Jepjani kupën Messit

Eliminimi nga Maroku është një zhgënjim që Portugalia do ta ketë të vështirë ta kapërcejë.

Pas ndeshjes, fjalët e ashpra të mbrojtësit Pepe, të cilit nuk i pëlqeu drejtimi i arbitrit gjatë ndeshjes çerekfinale.

“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të gjykojë sot pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej”, fjalët e lojtarit luzitann. Ndeshja e djeshme mes Holandës dhe Argjentinës ishte plot polemika dhe mosmarrëveshje, shumë kartona të dhënë nga arbitri.

“Pas asaj që pashë sot, ata mund t’i japin Argjentinës titullin”, ka thënë Pepe. Fjalë të nxehta të thëna, menjëherë pas ndeshjes. Nuk pati gabime apo episode të rëndësishme për sa i përket menaxhimit të arbitrave, përveç një penalltie të kërkuar në pjesën e parë nga Bruno Fernandes. Polemika janë pjesë e botës së futbollit, sidomos në këtë lloj ndeshjeje.

Ruben Dias: Kemi dhënë gjithçka

“Ne kemi dhënë gjithçka. Mbi të gjitha është e rëndësishme që në këtë moment të grumbullojmë më shumë përvojë”. Ky është komenti i parë i Ruben Dias pas eliminimit nga Kupa e Botës në çerekfinale. “Ne kemi një brez shumë të ri, me shumë cilësi dhe duhet të kemi besim, asgjë nuk ka humbur”, shtoi portugezi.

Bruno Fernandes: Jemi shkatërruar

Mesfushori sulmues i Portugalisë, Bruno Fernandes, komenton në zonën mikse humbjen ndaj Marokut, e cila i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës: “Jemi vërtet të shkatërruar, futbolli është i tillë, pasi pësuam gol, krijuam shumë raste shënimi, por nuk ia dolëm. Nuk arritëm ta rikthejmë ndeshjen në ekuilibër. Jemi të shkatërruar, të dalësh kështu dhemb shumë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme