RMV: Kryeministri dhe ministrat ma paga më të ulëta në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka rrogë prej 88.260 denarë ose gati 1.500 euro, ndërsa për zëvendëskryeministrat dhe ministrat rrogat sillen rreth 70.000 denarë ose gati 1.200 euro.

Këto paga janë gati dy herë më të vogla se sa paga që e marrin kolegët e tyre kosovarë. Në Kosovë paga e kryeministrit është 2950 euro, e zëvendëskryeministrave rreth 2500 euro, ndërsa ministrat kanë paga nga 2000 euro.

Nëse këto paga të ministrave maqedonas të RMV-së krahasohen me qeveritë e vendeve të BE-së, dallimi është edhe më drastik.

Për shembull, paga e kancelares në Austri është 22.640 euro, ndërsa ajo e ministrave është pak mbi 18.000 euro, pra më shumë se dhjetë herë më e lartë se të ardhurat e ministrave maqedonas.

Ndërsa në rajon, kryeministrat dhe ministrat e Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë kanë paga më të larta, ndërsa në Qeverinë e Serbisë janë afërsisht të njëjta me ato të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme