‘Shpërthime, sulme e barrikada’, veriu i Kosovës cak i grupeve kriminale serbe

6 dhjetori shënoi fillimin e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, tensione këto që janë intensifikuar dukshëm tre ditët e fundit. Gjatë ditës së shtunë (dje) u raportua për barrikada në disa komuna veriore, shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Kryengritjet e para ditën e shtunë filluan me grumbullimin e qytetarëve serbë në Rudarë, në afërsi të Zveçanit, të cilët kundërshtonin arrestimin e Dejan Pantiq, pjesëtar i policisë serbe. Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për sulm ndaj qendrave të KKZ’së në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

 

Edhe pasi u kumtua lajmi për shtyrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri, qytetarët serbë nuk u ndalën. Ata filluan me bllokim të rrugëve përmes ngritjes së barrikadave.

Policia e Kosovës bëri të ditur se pjesëtarë të komunitetit serbë kanë vendosur automjete dhe mjete të rënda në rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Kjo e detyroi Policinë e Kosovës që t’i mbyllë për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

U raportua se serbët po përdornin kamionë të cilët i kishin pranuar si donacion nga BE’ja si barrikada për bllokim rrugësh.

Policia e Kosovës njoftoi se njësitet policore, në afërsi të Ujmanit, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri disa personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme