‘Rama flet si Vuçiç’/ Gazetari: S’e kishim menduar që Shqipëria do kishte një kryeministër të tillë

Gazetari nga Kosova, Xhevdet Pozhari tha në Çim Peka Live, në Syri Tv, se qëndrimet e Edi Ramës janë të afërta me ato të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe jo me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, lidhur me situatën në veri. 

Pozhari tha se nuk e kishte menduar që pas 24 viteve Shqipëria do të kishte një kryeministër si Edi Rama.

 Ai theksoi se në Kosovë do t’i kishte marrë fund karriera politike kujtdo që do të bënte deklarata të tilla për Shqipërinë, siç flet Edi Rama për Kosovën.

Xhevdet Pozhari: Nuk e kam menduar që pas 24 viteve në krye të Shqipërisë do të vihej një kryeministër i cili në reagimet e tij do të jetë i vonshëm, do të jetë edhe më i zbehtë se shtetet aleate që ne kemi. Ju e dini që ai reagoi vetëm pasi reagim të ashpër nga SHBA, Britania e Madhe dhe më pas Gjermania e drejtoi gishtin për trazira drejt Serbisë. Dikur konsiderohej tradhti kjo që i bëhet shqiptarëve të Kosovës, sot normalizohet. Nuk kam dyshim që Rama këtë gjuhë e pëërdor se nuk ndëshkohet nga elektorati. Nuk besoj se dikush në Kosovë, në një kontekst të hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do t’i thoshte Greqisë që ke arsyet e tua, do të përfundonte karriera e tij politike në Kosovë. Rama e di që për deklarime të tilla nuk ndëshkohet me votë në Shqipëri dhe prandaj nuk deklarohet i kujdesshëm. Në muret mendore të zotit Rama, interesi i Shqipërisë përkufizohet veç për kufijtë që ka Shqipëria. Ndërsa për shqiptarët e Kosovës fillon që nga taksa në rrugën e Kombit dhe atë që ne duhet të paguajmë për qëndrimet e zotit Rama që kanë qenë më të afërta me Vuçiç se sa me Kurtin. Dhe kjo është arma më e fortë, jo armata e Serbisë, përçarja që ka bërë mes liderve shqiptarë. Se pse ka ndodhur kjo me zotin Rama, këtë mund ta dijë vetëm ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme