Osmani: Vuçiq e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund më 12 qershor 1999

Presidentja e Republikës së Kosovës në fjalimin e saj vjetor iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për sjelljen e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë.

Ajo tha se një gjë e tillë ka marrë fund me 12 qershor 1999.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund njëherë e përgjithmonë më 12 qershor 1999. Në 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre, deklaroi Osmani.

Osmani falënderoi në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, Policinë e Kosovës të cilët sipas saj pavarësisht sfidave po kujdesen për jetën e të gjithë qytetarëve, si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të sigurisë dhe inteligjencës për punën e tyre në mbrojtje të interesave të vendit.

“Puna e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit është edhe përpjekje për mbrojtjen e serbëve lokalë nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të cilat kanë për synim presionin, frikësimin dhe kërcënimin e tyre. Kosova është një dhe e tërë, atdhe i të gjithëve, pra edhe i qytetarëve të komunitetit serb, siç është dhe i të gjitha komuniteteve të tjera, ndaj e kemi obligim kushtetues të kujdesemi për ta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të Kosovës”, theksoi Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme