Në ditët e ardhshme Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojnë një bisedë telefonike. Lajmi u dha nga Presidenca turke.
“Tani që SHBA ka një administratë të re, Presidenti ynë do të ketë me të një takim në ditët e ardhshme. Do të jetë një bisedë telefonike”, tha zëdhënësi İbrahim Kalın.
Turqia ka kritikuar vendimin e Trump që ndalon myslimanët e shtatë vendeve që të hyjnë në SHBA.