Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Hunza besohet se është popullsia më e shëndetshme dhe më jetëgjatë në botë. Sipas një statistike ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin.
Zakonisht lahen në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65-vjeçare, kirurgu britanik Dr. Robert McCarrison për AMA Journal ai shprehet:
“Nuk ka raste të njohura të kancerit në popullin Hunza. Ata kanë një korrje të bollshme të kajsive, i thajnë në diell dhe e përdorin kryesisht si ushqim”.
Ata nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, ata mbjellin dhe korrin ushqimin e tyre. Hunzat konsumojnë gjithmonë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme drithërash si hikërror, meli dhe elbi, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Ata kurrë nuk hanë meze të lehtë. Njerëzit Hunza hanë pak dhe ecin gjithë ditën.
Sipas traditës, Hunza nuk hanë asgjë për një periudhë prej 2 deri në 4 muaj. Gjatë kësaj kohe pinë vetëm lëng kajsie të thata. Kjo periudhë quhet “Pranvera e urisë”. Populli Hunza agjëron gjatë periudhës kur frutat nuk janë pjekur për korrje.
Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë e agjërimit dhe dietës së tyre është arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë jetë të shëndetshme. Besohet se sasitë e mëdha të kajsive janë ndoshta arsyeja pse ato nuk vuajnë nga tumori dhe kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, një agjent i njohur dhe i fuqishëm kundër kancerit.
Disa njerëz Hunza thuhet se kanë jetuar deri në 150 vjet. Falë një stili jetese të shëndetshëm dhe një diete të shëndetshme, ata duken gjithnjë e më të rinj dhe gratë e tyre janë në gjendje të lindin në moshën 65-vjeçare.
Një histori e botuar në vitin 1984 tregonte për mbërritjen në Londër të një farë Abdul Mbundu. Burri, me prejardhje nga populli Hunza, i cili mbërriti në Londër, habiti punonjësit e aeroportit kur tregoi pasaportën e tij , ku shihej datëlindja e tij në 1832.
Ekspertët në një kongres kombëtar të kancerit të mbajtur në Paris në gusht 1977 raportuan se të dhënat nga “gjeokancerologjia” (një shkencë që studion kancerin në rajone të ndryshme të botës) tregojnë një mungesë të plotë të kancerit vetëm në Luginën e Hunzas. /tvklan
Shiko foton: