Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka bllokuar pedonalen për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Aleanca për Teatrin.
Forca të shumta policore kanë rrethuar pedonalen dhe nuk lejojnë qytetarët që të kalojnë në këtë rrugë.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.
Aleanca kundërshton ngritjen e një teatri të ri në atë truall.
© SYRI.net