Trafikuan mbi 2.3 ton drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 14 persona. Lënda narkotike me vlerë 15 mln euro

Një operacioni anti-drogë është zhvilluar nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 14 persona, mes tyre 5 shqiptarë.

Sipas mediave në shtetin fqinj, janë sekuestruar 2300 kg drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimi, i nisur në maj 2016 zbuloi se të ardhurat e vlerësuara të drogës janë mbi 15 milionë euro.

 Një operacioni i vitit 2018 çoi në shkatërrimin e  dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin kryesisht në Bari dhe provincat e saj, por edhe në Shqipëri, Sicili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo.
Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali bëhej përmes detit.

“Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane përgjegjëse për detyrat logjistike dhe në Shqipëri me organizatat kriminale të atij Shteti përgjegjës për prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e drogës në aksin Kombëtar Shqipëri-Puglia”, raportojnë mediat italiane.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme