Derisa Apple lëshon iPhone të rinj çdo vit, ka disa mënyra se si të përfitohet sa më shumë nga smartfoni ekzistues me një përditësim të thjeshtë të softuerit, raporton “Indian Express”.
Edhe pse disa veçori mund të kufizohen në modelet më të fundit, përdoruesit e rregullt mund të vazhdojnë të përdorin një iPhone për të paktën tre vjet pa humbur asnjë veçori kryesore.
Për të zgjatur jetëgjatësinë e iPhonet dhe për të përfituar sa më shumë nga pajisja Apple duhet ndjekur këto truke.
Apple është i njohur për shtimin e veçorive më të reja me përditësimet e softuerit. Një iPhone do të marrë të paktën katër përditësime kryesore të iOS , të cilat do ta mbajnë iPhonen të sigurt dhe të përditësuar. Me përditësimin më të fundit iOS 16.2 , Apple aktivizoi rrjetin 5G në iPhone 12 dhe serinë iPhone 13.
Së bashku me veçoritë e reja, softueri gjithashtu ofron rregullime kritike të sigurisë dhe rregullon një gabim ekzistues të softuerit në ndërtimin e mëparshëm. Prandaj, rekomandohet gjithmonë të instalohet përditësimi më i fundit i softuerit në iPhone për ta mbajtur atë në funksion.
Të zëvendësohet bateria
Një nga arsyet më të mira për të mos blerë një iPhone të ri është të rregullohet problemi duke zëvendësuar baterinë në iPhone.
Bateritë priren të konsumohen me kalimin e kohës dhe është më mirë të merret një bateri e re në vend që të merret një iPhone i ri.
© KOHA