“Stop duarve të lyera me gjakun e shqiptarëve!”/ Protestë para ambasadës serbe në Tiranë, qytetarët thirrje në mbështetje të Kosovës

Ditën e sotme është zhvilluar në kuadër të tensioneve në veriun e Kosovës një protestë përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë.

Protesta ka qenë paqësore dhe pjesëmarrësit kanë shfaqur pankarta me mesazhe mbështetëse për Kosovën, ndërsa kanë deklaruar ndër të tjera se “Serbia po nxit luftë” dhe se “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”, mesa deklaratash të tjera për mikrofonin e News24.

Ndër të tjera aktivistët në protestë deklaruan se nuk është vetëm problemi i barrikadave në veri të Kosovës, por sipas tyre janë edhe provokimet që sipas tyre janë bërë me anë të nismës së “Open Balkan”.

 

 

(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme