Shkon në 44 numri i të vdekurve nga moti i keq në Filipine

Ka shkuar në 44 numri i viktimave si pasojë e motit të keq në Filipinet jugore që nga dita e Krishtlindjeve, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, duke theksuar se viktimat janë regjistuar në rajonet qendrore dhe jugore të vendit, më të prekura nga moti i keq.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kanë goditur Filipinet ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 81,000 njerëz të kërkojnë strehim në qendrat e evakuimit. Dëmet në infrastrukturë dhe të korra vlerësohen aktualisht llogariten në rreth 24.4 milionë dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme