Natë zjarresh në Vlorë: Digjen 3 furgona, i vihet flaka një dyqani dhe një makine tjetër/Video

Zjarret kanë pushtuar Vlorën gjatë natës. Tri automjete janë djegur në Rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit, dy furgonë dhe një autoveturë. Mjetet kanë qënë të parkuara dhe nuk dihet ende nëse janë djegur aksidentalisht apo ka qënë zjarrvënie e qëllimshme.

Policia e Vlorës njoftoi se “rreth orës 2:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”

 Nga ana tjetër, i është vënë zjarri dhe një dyqani shumice mallrash industriale dhe një makine të të njëjtit pronar, por në këtë rast Policia e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Në njoftimin e Policisë së Vlorës thuhet se ai është 39-vjeçari Qerim Mara, banor në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.

Policia tha: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F.V, ka tentuar të djegë edhe automjetin e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.”

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme