28-vjeçarja Erisa Fero, e cila u kap duke transportuar rreth 58 kilogramë kanabis ditën e djeshme, u zbulua nga grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, por jo vetëm, pasi e reja përdorte edhe dokumentin zyrtar të punës ku punonte, si punonjëse e AKSHI.
BalkanWeb bën me dije për se dokumentat zyrtare i përdorte për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve, kur e reja ndalohej, nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.
Çfarë funksioni kishte 28-vjeçarja pranë AKSHI-t?
28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT. 28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si databazën e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.
© SYRI.net