Gjatë festimeve në Tiranë pati edhe të lënduar lehtë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj pak pas mesnate dha një prononcim për mediat, lidhur me situatën e rendit.
‘Situata e rendit dhe e sigurisë publike në qarkun e Tiranës është në parametra normalë.
Kemi 12 persona të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret. Pjesa më e madhe e tyre e kanë tashmë spitalin dhe 3-4 të tjerë janë dhe aktualisht në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shërbimet e Policisë do vazhdojnë deri në mëngjes në çdo shesh, në çdo lokal kudo ketë festime. Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar një lëvizshmëri të rrjedhshme të trafikut dhe për të realizuar ata drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike’, tha Vocaj.
© SYRI.net