Inter mund ta humbë Skriniarin falas në verë

Interi ende nuk ka marr përgjigje nga Skriniar, mund ta humbë falas në verë.

Milan Skriniar ende nuk i ka dhënë Interit një përgjigje për ofertën e tyre përfundimtare për zgjatjen e kontratës, por klubi është i përgatitur ta humbasë atë falas dhe nuk do ta shesë në janar te PSG ose Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi ka kontratë vetëm deri më 30 qershor të këtij viti, kështu që në teori do të ishte i hapur për të negociuar me klube të tjera nga fundi i këtij muaji.

Nerazzurrët refuzuan ofertat me vlerë deri në 75 milionë euro gjatë verës nga Paris Saint-Germain, me besim se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re.

Megjithatë, disa javë pasi Interi bëri të qartë se propozimi i tyre me vlerë 6.5 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset, nuk do të përmirësohej më tej, ende nuk ka pasur një përgjigje.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Skriniar është ende duke pritur për 8 milionë euro në sezon, që është gjithashtu dukshëm më e ulët se 10 milionë euro të ofruara nga PSG.

Edhe nëse Skriniar nuk e pranon kontratën e re, Interi nuk e ka ndërmend ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.

Është një strategji “gjithçka ose asgjë”, duke shpresuar se ai do të vendos të qëndrojë, ose rrezikojnë ta humbasin atë si lojtar i lirë në korrik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme