Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje.
Nga MPB thonë se tek të njëjtit është gjetur edhe një pistoletë.
“Me datë 04.01.2023 në ora 18:55 në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.M. (22) nga Bosnja dhe Hercegovina, me vendbanim në Shuto Orizarë – Shkup dhe M.S. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës Volkswagen Passat me targa të Shkupit, me të cilën janë transportuar, janë gjetur objekte që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer në një bodrum në Shkup dhe një pistoletë Beretta”, thonë nga MPB.