Osmani-Schallenberg: Mbështetje për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së të cilat ofrojnë paqe dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ka pasur takim pune në Vjenë me ministrin e Punëve të Jashtme të vendit nikoqirë të OSBE-së, Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, Ministrat Osmani dhe Schallenberg diskutuan për aktivitetet e planifikuara në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë në vitin 2023.

Ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për rolin e Organizatës në trajtimin e pasojave të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës vazhdon dhe njerëzit janë të parët që i ndjejnë pasojat e shkaktuara nga trazirat e sotme gjeopolitike. Ata që janë drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj luftës dhe konfliktit vuajnë më së shumti. Të tjerët ndjejnë pasiguri. Mënyra e tyre e jetesës është vënë në pikëpyetje; përditshmëria u është shkatërruar. Duhet të lirohen nga frika e luftës!”, theksoi Osmani në takimin me Shallenberg.

Ndër konkluzionet kryesore të takimit, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishin ofrimi i mbështetjes për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së, të cilat ofrojnë mekanizma të ndryshëm në mbështetje të rivendosjes së paqes dhe sigurisë, parandalimit të konflikteve të ardhshme, si dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjithë OSBE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme