Profesori ‘zbardh’ planin e Serbisë: Ky është politikani nga Kosova që u pajtua me Vuçiqin dhe filloi lobimin për ndarjen e Kosovës

Profesori dhe analisti i cili jeton e vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, e ka komentuar qeverinë e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, dhe humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Për opozitën ai thotë se ishin pasuruar përmes grabitjeve e vjedhjeve që i kanë bë shtetit të Kosovës.

“Që nga përmbysja e madhe që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 duke i nxjerrë nga përdorimi si paçavra të ndyta partitë e korruptuara të cilat e keqtrajtuar ndërtimin e shtetit, lirinë e popullit, duke keqpërdor çdo gjë përmes vjedhjeve, plaçkitjeve, grabitjeve të tokava, korrupsionit ku u konvertuan, u pasuruan nga opingat e llastikut në milionerë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë se, kjo përmbysje e madhe që ndodhi me votën e popullit e solli në pushtet koalicionin midis LVV-së dhe Listës “Guxo” me liderët e pa kontestuar, të pa korruptuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, si shprehet ai, me mbi 50% të votave për herë të parë në historinë e pasluftës.

“Ardhja në pushtet e qeverisë Kurti filloi fuqimisht më çmontimin e  pushtetit të kapur nga klanet mafioze të cilat i kishin futur rrënjet në të gjitha strukturat e shtetit, por edhe me tentimin që të shtrij sovranitetin edhe në veri i cili për shkak të neglizhencës së liderëve të zhantazhiar i kishte lënë Serbisë në dominim të plotë, ku atje çdo gjë frymonte serbisht, e asgjë shqip, nuk vlenin ligjet e Kosovës, lulëzonte krimi i organizuar nga bandat kriminele të Radojçiqit, Rakiqit, Veselinoviqit në bashkëpinim edhe me liderët shqiptarë të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, ky çmontim i shtetit i kapur nga klanet e ndryshme partiale të korruptuara hasi në rezistencë të sinkronizuar midis Listës Srpska me Vuçiqin në një anë dhe opozitës PDK, LDK dhe AAK, të dëshpëruar që e humbi pushtetin, por edhe nga frika se duhet të jepin llogari për keqpërdorimet, hajnit dhe plaçkitjet para qeverisë Kurti.

Image

Binak Maxharraj

“Nisur nga kjo opozita u bë bashkë me djallin dhe birin e tij që së bashku me armiqtë tanë shekullor Listën Srpska dhe Vuçiq për këto dy vite nuk lanë gurë pa lujtë që të tentojnë rrëzimin e qeverisë Kurti të dalur për herë të parë kaq fuqimisht nga vota e popullit. Janë bërë 12 vite të humbura në dialog me Serbinë i cili realisht as që ishte dashtë të filloi sepse Kosova pas çlirimit të saj në vitin 1999, ajo vitin 2008 e kishte shpallë pavarësinë të cilën e njohën mbi 120 shtete, por edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kishte aprovuar, miratuar shpalljen e pavarësisë si të ligjshme. Por kur ka njerëz të shantazhuar dhe të kapur “rob” nga Serbia është e mundur të ndodhë çdo gjë, dhe ndodhi filloi dialogu në vitin 2011 me insistimin e Serbisë dhe me ndihmën e disa qarqeve të korruptuara të Bashkësisë Evropiane”, shprehet ai.

Maxharraj pohon se, Serbia nuk hyri në dialog për përmirësimin e pozitës serbe në Kosovës, sepsë ato janë shumë më të avansuara në raport edhe më shumë pakica në Evropë, kanë beneficione që si ka askush.

“Serbia hyri në dialog për diçka tjetër për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve me ç’rast u pajtua edhe vet lideri Hashim Thaçi i cili më pastaj edhe filloi lobimin për ndarjën e Kosovës apo ndërrim teritoresh, sepse gjoja sipas tij ato qenkan teritore të dhuruara me 1956 nga krimineli i dikurshëm fashisti dhe çetniku dhë gjakpirësi i shqipatarëve Aleksandër Rankoviqi cili kurrë nuk kënaqej me shtypjen, dhunimin dhe deportimin masiv  të shqiptarëve në Turqi. Por, fatmirësisht planet e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës dështuan me kërbaçin e DASH-it dhe ish-kancelares të Gjermnaisë zonjes së Madhe, Angela Merkel, por ideja për ndarje dhe këmbim territoresh ende nuk është shuar”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, për 12 vite të humbura në dialog nuk është arritë asgjë pos disa marrëveshjeve paçavra, të pa vlera.

“Nga mbi 40 marrëveshje gjoja të nënshkruara është vet Serbia e cila nuk i zbaton. Por gjatë këtij dialogu pati edhe marrëveshje që ia futën thikën pas shpine Kosovës. Ky është Asociacioni një etnik serb me kompetenca ekzekutive të nënshkruar nga kuisligu Hashim Thaçi me 2013 dhe renegati Isa Mustafa me 2015, i cili me insistimin e këtyre dy renegateve Parlamenti i Kosovës edhe e ka votuar e cila edhe u radhit njera ndër marrëveshjet më të rrezikshme ndërkombëtare”, thotë ai, i cili shton se, Asociacioni një etnik është e keqja më e madhe që po i kanoset Kosovës i cili e atakon pavaresinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme