Sulmet raketore ruse kanë goditur infrastrukturën kyçe në Kiev dhe qytetin lindor Kharkiv në mëngjesin e së shtunës, thonë zyrtarët, ndërkohë që guvernatori i një tjetër regjioni ka paralajmëruar për sulme të mundshme raketore gjatë ditës.
Reporterët e “Reuters” dëgjuan një seri të shpërthimeve në Kiev para se të lëshohej boria për sulm ajror. Kurse, zyrtarët ftuan banorët të strehohen.
“Shpërthime në qarkun Dniprovskyi. Të gjitha agjencitë janë drejtuar atje. Qëndroni të strehuar!”, shkroi kryetari i Kievit, Vitali Klitschko në Telegram, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Rusia, e cila filloi agresionin e saj në muajin shkurt në Ukrainë, ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë me raketa dhe drona që nga tetori, duke shkaktuar reduktime të rrymës, nxehjes dhe ujit.
Oleg Synehubov, guvernatori regjional i Kharkiv, tha se dy raketa S-300 kanë goditur afër kurfirit me Rusinë të shtunën në mëngjes. Këto sulme goditën infrastrukturën e energjisë dhe objekteve industriale në Kharkiv dhe qarkun Chuhuev.