Human Papilloma Virus, që zakonisht njihet me termin HPV, është përgjegjëse për shpërthimin e një sëmundje të re vdekjeprurëse. Është parashikuar se kjo epidemi e re pretendohet të jetë edhe më vdekjeprurëse se HIV AIDS.
Ja cilat janë pikat kyçe që shpjegojnë pse virusi HPV është vdekjeprurës:
Keqkuptimi ndaj prezervativëve: ekziston një keqkuptim i përbashkët që prezervativët ofrojnë mbrojtje absolute ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë dhe HIV AIDS. Sipas studimeve të fundit, prezervativët nuk mund të sigurojnë mbrojtje 100% ndaj HPV-së. Ky virus mund të përhapet edhe nëpër lëkurë, në zonat që janë të infektuara dhe që nuk mund të mbulohen nga prezervativi, tansmeton qiriu.net.
Ky virus është veçanërisht i rëndë për gratë, sepse HPV-ja është një vrasës i heshtur që mund të qëndrojë joaktiv për vite të tëra dhe më pas të përhapet.
Kujdes lythat: HPV është emri i një grupi virusesh që ndikojnë në lëkurë dhe në membrana duke prekur kështu qafën e mitrës, anusin, gojën dhe fytin. Ka më shumë se 100 lloje të HPV-së, shumica prej të cilave shkaktojnë lytha në zonat e infektuara.
Është virus pjellor: HPV mund të shfaqet si një infektim i zakonshëm, por është ngjitës. HPV është virus seksualisht i transmetueshëm, por mund të ngjitet dhe me anë të kontaktit të lëkurës, kjo gjë e bën edhe më të rrezikshëm se HIV-i dhe në këto raste asnjë lloj mbrojtjeje nuk mund të jetë absolute ndaj tyre.
Virusi lidhet me kancerin: Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të përhapura të HPV-së. Pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës që kanë ardhur nga HPV-ja, kanë qenë vdekjeprurëse. Rreth 70% e rasteve të kancerit të mitrës kanë ardhur nga viruset HPV. Kancere të tjera që lidhen me këtë virus janë: kanceri i gojës, kanceri i fytit, kanceri i anusit etj.
Sipas studimeve, femrat janë më të ekspozuara ndaj këtij virusi me norma rreth 5% më të larta se meshkujt.