Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Timço Mucunski thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për hyrje në Qeveri. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët që nga zgjedhjet e fundit parlamentare vepron si opozitë në lidhje me partinë në pushtet, BDI, shkruan Alsat.
“Ai qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në një qeveri e cila nuk do të zgjas hëm shumë se një vit…mua më shqetëson veprimi i tyre opozitar, kuptohet derisa vendosin që të jenë pjesë e qeverisë aktuale”, deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk