Mëngjesi më i ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit ku është matur -5 gradë celsius, Lazaropole me -4 dhe Berovë me -3 gradë.

Më  ngrohtë ka qenë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Shtip, Gjevgjeli, Demir Kapi me 3 gradë dhe Dojran me 4 gradë Celsius.

Lartësia e mbulesës së borës në orën shtatë ishte 37 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 centimetra në Lazaropole, 12 centimetra në Pozharanë, 7 centimetra në Mavrovi Anovi dhe 4 centimetra në Krushevë.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje shiu, bore në zonat malore dhe më të larta. Në orët e paradites në pjesët perëndimore reshjet do të kalojnë në borë në disa zona më të ulëta. Pasdite reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm në pjesët juglindore.  Temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme